-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia bën “bingo” në Kavajë! Qyteti bie në qetësi

Kryesoret

Zbardhen 10 raste të vjedhjeve të ndryshme. Sekuestrohen një automjet, çelësa të ndryshëm, dy aparate celulare, bizhuteri dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura, si dhe një sasi kokaine.

Gjatë operacionit policor të koduar “Repeat”, u arrestua A. S. 27 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B. 27 vjeç, të dy banues në Kavajë, të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë muajve mars dhe prill, kanë kryer 10 vjedhje të ndryshme. Ata dyshohet se kanë vjedhur tre biçikleta, një motoçikletë, sende të ndryshme në disa banesa dhe në një dyqan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, çelësa të ndryshëm, dy aparate celulare, bizhuteri dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Plazhi”, u kap dhe u ndalua Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit