-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli i beson detyrën e re Di Maios, 13 mijë Euro në muaj

Kryesoret

Komiteti Politik dhe i Sigurisë së BE-së ka miratuar emërimin e Luigi Di Maios si përfaqësues special i Brukselit në Gjirin Persik.

Komiteti, i përbërë nga përfaqësues të 27 shteteve anëtare mori parasysh emërimin e propozuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell.

Emërimi i ish-ministrit të Jashtëm do të duhet të ratifikohet nga Këshilli i BE-së. Nëse po, ish-ministri i Jashtëm italian Di Maio do të marrë detyrën si i dërguari i BE-së në Gjirin Persik nga 1 qershori.

Për rolin e tij si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për Gjirin Persik, ai do të marrë një minimum prej 13 mijë euro në muaj (neto), të cilave u shtohen përfitime të ndryshme.

Për 21 muaj, deri në shkurt 2025, ai do të gëzojë edhe statusin e diplomatit, me pasaportë dhe imunitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit