-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 gafat që zbuluan skuadrën e vrasjes së biznesmenit në Shëngjin

Kryesoret

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj ishte i menduar mjaft qartë dhe në detaje, por skuadra e drejtuar nga shqiptari Edmond Haxhia la shumë gjurmë rrugës. Së pari nga momenti që “turistët” vrasës u futën në Shqipëri në mënyrë të rregullt duke i dokumentuar. Së dyti blerja e motorit në Shkodër dhe kontrolli i objektivit.

Nga kamerat është fiksuar mjaft qartë interesi dhe ndjekja që njëri nga anglezët kishte për të ruajtur biznesmenin. Bisedat e shpeshta në telefon gjatë kohës që spiuni ishte në hotel, faktuar nga qelizat telefonike. Gjithashtu ditën e vrasjes, pavarësisht se portugezi përshëndeti Nikulajt në shqip, në momentin që mbushi motorin me karburant komunikoi në gjuhë të huaj.

Pas krimit u zhduk si me magji, por rrobat nuk i dogji plotësisht në një banesë në Gjadër duke lënë gjurmë. Të gjitha provave ua vendosi vulën telefoni dhe një dokument identifikimi që janë gjetur nga kontrollet e policisë në një makinë të braktisur që ishte marrë me qira. Të gjitha këto prova krijuan bindjen te policia, që Muhamet Rrumbullaku tha dje se “jemi 100% të bindur për vrasësit dhe rolet”.

Gabimet që zbardhën vrasjen;
Hyrja në mënyrë të rregullt në Shqipëri
Lëvizjet për kontrollin e objektivit u fiksuan nga kamerat
Përdorimi i shpeshtë i telefonave
Blerja e motorit në Shkodër
Biseda në gjuhë të huaj me punonjësin e karburantit
Veshja që u gjet në një banesë në Gjadër
Dokumenti i identifikimit dhe telefoni

Në kërkim nga policia dhe skema e vrasjes së Ardian Nikulajt;
Edmond Haxhia, shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)
Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)
Harry Simson, britanik
Harriet Bridgeman, britanike
Thomas Mithan, britanik
Steven Hunt, britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit