Një aksident fatal ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Agron Bali 55 vjeç banor i Dushkut ishte duke frezuar tokat e ullishteve në kodra kur një manovrim i gabuar ka bërë që zetori të përmbyset dhe ta zërë poshtë duke e lënë të vdekur.
Njoftimi i policisë:
Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.