Autori shqiptar i vrasjes së 19-vjeçarit grek, Alkis Kampanos ka dalë sot para gjykatës së Selanikut ku ka kërkuar falje për aktin e rëndë dhe ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.
Mësohet se viktima tentoi të hidhej nga muri në hyrje të pallatit për t’u shpëtuar ndërsa Aleksandro Gega e goditi me thikë shtëpiake në arterien femorale, e cila ishte fatale për të riun grek.
I dyshuari i dytë pranoi fajësisë duke rrëfyer përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në sulmin vrasës të 19-vjeçarit dhe plagosjen e dy shokëve të tij.
Sipas rrëfimit të tij pretendoi se ishte ai që plagosi me thikë Alkis Kampanos. Megjithatë, në të njëjtën kohë, prokurori i rrethit vuri në dyshim fjalët e tij.