Është zbuluar përbërja e ekipit që po e përgatit draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar vendimet përgjatë viteve në lidhje me përbërjen e Ekipit Menaxhues.
Përbërja aktuale e këtij ekipi është kjo: Igor Kalamar, Dejan Radojkoviç, Jelena Beloviç dhe Danijela Vujiçiç. Kjo e fundit, siç kishte konfirmuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është kryesuesja e Ekipit Menaxhues, deputete në Kuvendin e Serbisë nga partia e Aleksandar Vuçiçit.
“Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviç. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiç është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues”, shkruan Krasniqi në Facebook.
Me vendimin e parë të ministrit të atëhershëm Slobodan Petroviç në vitin 2013, Igol Kalamar, Ljubomir Mariç, Dragan Jablanoviç dhe Dejan Radojkoviç ishin të emëruarit në këtë ekip.