-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Protestë në 8 Maj, por… me Ramën bëj dy marrëveshje

Kryesoret

Në horizont po gatuhet marrëveshje e re politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Sali Berishës. Një tjetër hap e hodhi vetë Berisha në konferencën e sotme për shtyp. Ai pranoi hapur që do të bëjë marrëveshje me Ramën vetëm për dy reforma. Justifikimi? Sipas tij, këto reforma janë kërkuar BE-ja, OSBE-ja dhe Këshilli i Europës.

Pyetje– Nisur nga deklaratat e bëra prej jush në ditët e fundit, por gjithashtu edhe nga një deklaratë e bërë rreth dy ditë më parë nga zoti Damian Gjiknuri, duket sikur po shkohet drejt një marrëveshjeje politike. Ju zoti Berisha, jeni gati për një pakt të ri politik që të përfshijë kërkesat tuaja për kodin zgjedhor dhe reformën territoriale, por gjithashtu edhe kërkesat e bëra nga PS për një reformë kushtetuese.

Sali Berisha: Unë siç theksova dhe dje, asnjë lloj pakti përveç dy reformave që janë të kërkuara edhe nga BE-ja, OSBE-ja, Këshilli i Europës, me Edi Ramën nuk mund të kemi asnjë pakt tjetër.  Kjo është shumë e prerë. Edi Rama është diktator autoritar, armiku më i egër i opozitës dhe opozita nuk mundet kurrë që përveç në këto fusha të bashkëpunojë me të.

LIVE- Berisha: 8 maj protesta kundër organizatës kriminale, të gjithë në Tiranë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit