-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Edhe të vdekur ia keni frikën”, shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, “shpërthen” e motra!

Kryesoret

Varri i Fatmir Haklajt në Tropojë është shkatërruar sërish. Ka qenë motra e tij, Zylfie Haklaj, e cila ka bërë me dije këtë lajm ditën e djeshme. Ajo ka postuar në llogarinë “Haklajt e Tropojës” foto nga varri i dëmtuar. Ajo shkruan se e prisnin një gjë të tillë.

“Ju po ngelshi tanë kohën në Kodër të varrezave tona se edhe të vdekur jau keni frigën a mos po çohen.  Na e kena ditë që  do t’i prishni dhe me qellim i kena punue me ditë të saktë kushë merret me këto punë.  Hajrin ja pafshi punës”, shkruan ajo.

Se kush janë autorët nuk dihet, por kujtojmë që dëmtimi i varreve është një vepër penale e cila dënohet deri në 5 vite burg. Kujtojmë se familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë.

Është një nga familjet më të mëdha në këtë rrethinë. Trazirat e vitit 1997 bënë që djemtë e kësaj familjeje të bëheshin “bajraktarët” e gjithë Tropojës.

Një nga djemtë e Haklajve, Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policinë e Tropojës. Numri i djemve tropojanë, të vrarë vetëm në 16 vjetët e fundit, pas vitit 1997, është rreth 200 persona. Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit Haklaj, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit.

Pas kësaj vrasjeje nisën vrasjet e tjera të shumta serike, që kanë lidhje me fisin Haklaj të Tropojës. Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998.

Më datën 5 janar 1998 vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike, Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes Haklaj. Pas kësaj vrasjeje nis vrasja e djemve të tjerë të kësaj familjeje, të kryefamiljarit Muharrem Haklaj.

Më 4 gusht 1999, vriten në atentat, në afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërnaja. Ndërsa plagoset rëndë Fatmir Haklaj. Vetëm tre muaj më pas vritet edhe Fatmir Haklaj.

Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan. Vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Hakmarrja ndaj fisit Haklaj nuk është ndalur me kaq. Më 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi me snajper i djalit tjetër, Ylli Haklaj.

Vrasja e fundit e djemve të familjes Haklaj është kryer më 8 maj të vitit 2002. Ngjarja ndodhi pranë spitalit të Bajram Currit. Aty, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit