Në mbledhjen e datës 25 Prill, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejet për zhvillim dhe ndërtim të disa objekteve me shumë kate në Tiranë me funksion kompleks ku ndër të tjera përfshihen edhe apartamente banimi. Ndërtimet do të bëhen në rrugën “Asim Vokshi”, “Don Bosko”, bulevardin “Gjergj Fishta”, “Pazari i Ri”, etj. Gjithashtu janë miratuar edhe 8 lejë për parqe fotovolatikë deri në 2MË dhe katër leje për HEC-e ku tre prej tyre janë në degë të lumit Devoll ndërsa një në përroin e Gomsiqes në Pukë.
Vendimet e KKT 25 prill 2023
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kukës.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Himarë.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Elbasan.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kavajë.
Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i bregdetit Vlorë – Radhimë – Orikum, Loti I, II,”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i bregdetit Vlorë – Radhimë – Orikum, Loti, III”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë ekologjike e gjelbër me konstruksion druri”, brenda territorit të Kryeministrisë, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Spitalit të Angjiologjisë/ KardioKirurgjisë”, brenda territorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i pavionit të të sëmurëve kronikë burra dhe të pavionit të të sëmurëve kronikë gra, në Spitalin Psikiatrik Vlorë”, me subjekt zhvillues Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.
Leje Ndërtimi për objektin: “ Ndërtimi i Laboratorit të ri të Institutit të Shëndetit Publik”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale, “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me subjekt zhvillues Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i rezidencës qeveritare Nr. 5”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Grabova 1, mbi pellgun e Grabovës, degë e lumit Devoll, qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grabova Hydropower” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec-it “Rrukaj”, me vendndodhje në përroin e Gomsiqes, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sima-Com” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC “Shënepremte” , në ujërat e përroit të Sharrës dhe Moçalit të Ariut, degë të lumit të Grabovës e lumit Devoll, degë e lumit Seman, Bashkia Gramsh”, me subjekt zhvillues shoqërinë “OSMANI” sh.p.k;
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC “Babuni”, me vendndodhje në ujrat e përroit të Ariut dhe të Sharrës, degë të lumit Grabovë, dhe lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e parkut fotovoltaik “Sun Energy Solutions”, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinas, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Energy Solutions” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Avenue” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Power 2017” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hydropower” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Construction Energy Parts” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dimax Albania” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW dhe veprave ndihmëse”, në fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Magna Solar Power” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alb Sun Energy” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Magazinë dhe impiant për trajtimin e mbetjeve të naftës dhe nënprodukteve të saj”, me vendndodhje në vendburimin e Patos Marinzës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zgjerimi i PAD-Z për trajtimin e emulsioneve të naftës”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Tubacioni i ujit nga Sheshi O34a në Stacionin e Pompave, në Vendburimin e Patos Marinzës”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Zharrëz, Bashkia Patos, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Tubacioni i emulsioneve të naftës, në vendburimin e Patos Marinzës”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Zharrëz, Bashkia Patos dhe në Njësinë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale “Bazaar Gate”, me vendndodhje ne kryqëzimin e Rrugës “K.Kristoforidhi” dhe Rrugës “Luigj Gurakuqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bregu” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Manhattan I – Godinë banimi dhe shërbimi, me vendndodhje pranë Rrugës “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Forever Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion të përzier, shërbim, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën “Brigada e VIII”, në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqerinë “Forever Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Polifunksionale “Green Tower”, me vendndodhje në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Titan Konstruksion” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion tregti dhe shërbime, me vendndodhje në Rrugën “Jordan Misja”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rreli-S” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi apart-hotel me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vortek” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Agroturizëm Demirxhiu”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues “Agroturizëm Dermixhiu”sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi , shërbimi dhe funksione të përziera me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Armaar Group” sh.p.k. dhe “Unico Construction” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial turistik “Lalzi Marina Seaside”, zona 2.1 dhe 3.1, Hamallaj”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjektzhvillues shoqërinë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi “Tirana Lana Riverside Residences”, me vendndodhje në bulevardin Gjergj Fishta, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forever Construction” sh.p.k.
Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 08.03.2023 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.