-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tender 100 milionë Lekë! Nikolla kujdeset për makinën

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë me në krye Lindita Nikollën do të shpenzojë mbi 100 milionë Lekë për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave për dy vitet e ardhshme.

Procedura e tenderit me tre lote e firmosur nga sekretari i përgjithshëm Genci Gjonçaj është hapur sot në pritje të ofertave për të shpallur më pas fituesin. 10,372,505.00 Lekë pa TVSH do të jenë në dispozicion të fituesit për të rihapur defektet e makinave.

Në lotin e parë futet kujdesi për makinën e titullarit të Kuvendit, Lindita Nikolla, tip Mercedes Benz dhe që vlera shkon deri në 39 milionë lekë pa TVSH.

Në lotin e dytë janë 46 milionë lekë për makina të markave të ndryshme të Kuvendit dhe loti i tretë 17 milionë lekë për Chevrolet, Toyota, etj.

Duke llogaritur edhe TVSH-në shuma e tenderit për kujdesin e makinave për dy vite shkon mbi 120 milionë Lekë nëse do të fitohet me fondin limit sikur ndodh në shumicën dërrmuese të rasteve në procedurat e prokurimit në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit