-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Tirana shpalos rrënimin që ka shkaktuar Rilindja në Shqipëri

Kryesoret

Tirana më mire se çdo gjë tjetër e shpërfaq të vërtetën se  Shqipëria e ‘Rilindjes’ është katandisur udhës që të bëhet gropë septike ku do derdhen ujërat e zeza të mafies ballkanike dhe asaj evropiane.

Dhe kur e sheh njeriu Tiranën, ka përshtypjen se bëhet fjalë për kryeqendrën e një̈ populli që nuk ka të shkuar, e që tani vuan vetëm për beton e pallate që të çojnë lart e më lart drejt qiellit, por që të largojnë nga toka, të cilës i takon dhe e cila të ka ushqyer e të ka bërë ky që je.

Tirana më mirë se çdo gjë tjetër e shpalos të vërtetën se Shqipërisë i është rrënuar thuajse e gjithë e shkuara, se rrënuesit e ‘Rilindjes’ nuk e kanë kuptuara se ngrehinat e moçme nuk janë vetëm mure, por nënshkrim mbi tokë i ndërtuesve të tyre, se janë gjurmë të lëna nga paraardhësit tanë, e nëpërmjet të cilave mund të dëshmojmë se nuk jemi trung pa rrënjë.

Dhe përderisa njeriu shëtit rrugëve të Tiranës nuk mund ta shmangë ndjenjën se kryeqendra e shqiptarisë e ka harruar fytyrën e vet të vërtetë, se ashtu si edhe shumë vashat me buzë e gjoks të fryrë – që shëtisin rrugëve të qytetit – me asgjë nuk t’i rikujton ‘prindërit’ që e kanë lindur, por ‘kirurgun’ që ua ka rregulluar pamjen.

Po, Tirana duket si qytet pa të shkuar, e ku banorët e saj të vjetër ngushëllohet me thënien se ka edhe më keq, duke mos guxuar të përballen me të vërtetën se mbase edhe kanë arritur deri aty. Dhe duke mos dashur ta pranojnë se vendbanimi i tyre duket si qytet i zaptuar nga ‘armiku’ që e urren popullin autokton, që bënë çmos që vendasit të mos e kujtojnë të shkuarën e vetë

Tirana, më shumë se cilido vendbanim tjetër e shpalos të vërtetën se Shqipëria duket si e dhunuar, se ajo me asgjë nuk i ngjan vetvetes, se ka bërë çmos që ta pëlqejnë të huajt e jo shqiptarët, me çka, më në fund, as ajo vetë të mos ndjehet mirë me atë që është.

Dhe Tirana, si edhe shumë qytete tjera të Shqipërisë, vazhdojnë të ngjiten lartësive qiellore, duke u shkëputur kështu nga e vërteta e tyre shqiptare. Dhe sa më shumë ato lartësohet, aq më e thellë bëhet gropa e krimit ku zhytet Shqipëria, ku ‘kalbet’ e zhbëhet thuajse çdo gjë shqiptare, përpos arrogancës së ‘Krye-Rilindësit’ i cili hapur pranon se nuk e shqetëson gjithaq BE-ja pa shqiptarinë, por ajo pa Serbinë në të?! Me çka e shpalosë një të vërtet të turpshme për shumicën prej nesh: se nuk turpërohemi as atëherë kur na përfaqëson paturpësia!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit