-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

32 vite pas periudhës komuniste, VOA: Zhvillimet në sytë e ish të përndjekurve politikë

Kryesoret

Në Shqipëri, zhvillimet e 32 viteve të fundit të periudhës paskomuniste shikohen nga këndvështrime të ndryshme, përfshirë edhe nga ish të përndjekurit politikë.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, bisedoi me Filip Guraziun, ish i përndjekur politikë dhe kryetari i parë i Bashkisë së Shkodrës në vitet 1992-1996 si dhe me përgjegjësin e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës, Pjerin Mirditën.

Ish kryetari i parë i Bashkisë së Shkodrës, pas periudhës së komunizmit në vitet 1992-1996, Filip Guraziu, ështe pasardhës i një prej familjeve më të njohura shkodrane, persekutuar gjatë viteve të regjimit komunist.

Ditët e fundit ai publikoi librin e tij “Për nji demokraci të vërtete shqiptare”, përmes të cilit sjellë refleksionet e tij mbi ecurinë 32 vjeçare të zhvillimeve politike dhe sociale në Shqipëri.

Si pjesa më e madhe e shtresës së ish të përndjekurve politikë, Filipi thotë se mund të ishte bërë më shumë sidomos për ish të përndjekurit politikë, edukimin e të rinjve dhe për ish pronarët.

“Unë them që politika shqiptare nuk e ka kryer detyrën e vet. E them në përgjithësi këtë sepse kemi pritë që të bahej ma shumë, sidomos në çështjen e edukimit. Asht e papranueshme që funksionojnë gjithë këto universitete private dhe ndjehet mungesa e vizionit për zhvillimet në vend”.

Megjithëse kanë kaluar 32 vite nga periudha komuniste, sipas zotit Guraziu, ende shumë çështje kanë mbetur pa u zgjidhur dhe, një ndër më kryesoret, është çështja e pronave, e cila është një pengesë e madhe për integrimin e vendit në BE. Si një nga drejtuesit e shoqatës së ish të përndjekurve politikë, Filip Guraziu thotë se, pas 32 vitesh tashmë ka rënë ndjeshëm interesimi për këtë shtresë të shoqërisë shqiptare.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit