-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Librazhd: Keni pasuri, por keni bërë zgjedhjen e gabuar

Kryesoret

Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit opozitar në Librazhd, Shefki Çota që e cilësoi “kandidat të dinjitetit”. Rivalit të Çotës në Librazhd, Mariglen Disha, i tha se je “kushoja i Taulantit që vjen nga skutat dhe xhepat”.

Akuzoi se një dekadë në pushtet, Rama e la Librazhdin pa ujë dhe rrugë. “Shikoni pak te rruga Librazhd-Peshkopi, e çuam deri në një vend por aty mbeti. Shkoni në Trebinjë, na del se segmentet nuk puqen dhe kanë dalë me diferencë dikur 14 dhe diku 6 metra.

Tani duhet të zgjaten. Vetëm për të vjedhur. Librazhdi është i bekuar. Një nga rrethet më të pasura. Por cfarë ka ndodhur, ka 10 vite në pushtet dhe furnizimi me ujë është keq e më keq.

Në disa aspekte, absolutisht më shumë se vetë Enver Hoxha. Ju mund të thoni pse krahasoni? Shiko, Edi Rama nuk ka skuadra pushkatimi, nuk ka kampe përqendrimi, por Edi Rama ka përzënien nga Shqipëria. Edi Rama po përzë shqiptarët nga Shqipëria me politikat që ndjek.

Po i përzë vetëm se e di që nuk e votojnë! Ky njeri që ka të gjitha pushtetet, si u soll me ju? Së pari dyfishoi taksat e biznesit. Së dyti, çfarë bëri për fermerët e fshatit? Ekziston një shprehje e studiuesve të diktaturave dhe ata thonë se diktaturat ndalojnë kohën në kuptimin e moszhvillimit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit