-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji kritikon PD: Mungon gara, duhet rikthim te standardet demokratike

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të vijojë takimet me demokratët në të gjithë vendin, duke kritikuar mënyrën e funksionimit të brendshëm të PD-së dhe mungesën e garës së hapur në parti.

“Përjashtimi i mendimit ndryshe nuk është pjesë e PD. Një parti që nuk pranon garën brenda vetes, nuk plotëson standardet. Por ne kërkojmë standarde përballë Edi Ramës por nuk i plotësojmë vetë ato. E kemi nevojë për një PD ku respektohen rregullat. Shoqëria ka nevojë për një PD që respekton rregullat, ku gara është reale. Realiteti politik tregon refuzimin e Berishës nga demokratët. Berisha është i braktisur nga demokratët, ndaj nuk pranon garë. PD më pak se një vit nga sot do të jetë në fushatë elektorale, por nuk e di çfarë do t’i thotë elektoratit. PD duhet të rikthehet te standardet demokratike. Nëse duam të bindim shqiptarët të demokratizojmë Shqipërinë, duhet që PD të demokratizojë vetveten. Një PD e hapur mund të kthehet si alternativë fituese. Kjo betejë nuk është betejë për një karrige. Nuk kam pasur asnjë problem për karrierën time”, u shpreh Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit