Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar drejtuesit e procesit të votimit për kreun e PD-së për manipulim të pjesëmarrjes, duke pretenduar se shifrat e raportuara janë fryrë në mënyrë artificiale në disa degë të vendit.
Sipas tij, në disa zona ka një mospërputhje mes numrit të votuesve të raportuar dhe atyre që kanë marrë realisht pjesë në votim, ndërsa ai veçoi degën e Durrësit si shembull kryesor të kësaj situate.









