Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë më takimin e zhvilluar për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Pustecit, Pandi Jani.
Gjatë fjalës së tij meta u shpreh se me 14 maji është koha që Pusteci të ndahet nga qeveria të cilën ai e quajti të korruptuar.
“Me Pandi Janin do të ketë një drejtim transparent. T’i japim mundësinë Pandit që me votën tuaj me 14 maj ta transformojë Bashkinë e Pustecit në një model të agroturizmit, të zhvillimit të qëndrueshëm.
Janë bërë gati 40 km rrugë të asfaltuara nga ish-kryeministri Berisha sepse janë kujdesur që të zhvillohet kjo zonë dhe jo të që të braktiset si ka ndodhur vitet e fundit. Në 14 maj është koha të ndahemi nga qeveria e korrupsionit që ka kthyer këtë bashki në një çerdhe të korrupsionit.
Ne do të mbështesim me të gjitha projektet dhe bashkë me Pandin do të jemi me projekte të gatshme edhe për institucionet ndërkombëtare. Do ta mbështesim këtë komunitet për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin e tij.
Të punojmë edhe për kishën që të mos e lëmë në atë gjendje. Do të punojmë pafund për t’i dhënë jetë Pustecit dhe për t’i dhënë jetë të gjithë Shqipërisë”, tha Meta.