-sidi education-spot_img
16.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kritikon vendimet e prokurorëve që pengojnë pronat shtetërore

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në Facebook pas takimit në Vlorë, foli rreth çlirimit të zonave publike të zëna dhe kritikoi ashpër vendimet e disa prokurorëve që, sipas tij, pengojnë interesat e Republikës dhe qytetarëve.

Rama u shpreh se është përballur me një vendim që e ka lënë “pa fjalë” nga prokurorja zonja Gjeli, e cila ka vendosur në sekuestro prona shtetërore, duke penguar zhvillimin e truallit shtetëror në zona të mbrojtura. Kryeministri tha se ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të ndërmarrë masa ndaj saj, duke e konsideruar të papranueshme sjelljen e një prokuroreje që, sipas Ramës, tradhton interesat e qytetarëve dhe shtetit.

“Çdo prokuror që vepron kundër interesave të Republikës dhe qytetarëve do të përballet me pasoja,” paralajmëroi Rama, duke shtuar se çështja e zonjës Gjeli do t’i përcillet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vlerësim.

Kryeministri theksoi gjithashtu se nuk do të tolerojë paaftësinë apo qëllimet e këqija të atyre që paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe minojnë punën e institucioneve për të mbrojtur pronat dhe ligjin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit