Disa persona janë përleshur me grushte, shkelma dhe sende të forta në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.
Njëri prej të rinjve ka qenë i armatosur, por fatmirësisht nuk e ka përdorur armën. Disa prej të rinjve janë shoqëruar nga policia.
Pritet reagimi i bluve për të sqaruar konfliktin dhe bilancin.