-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pica dhe kokainë, arrestohet shqiptari dhe pronari i picerisë në Itali

Kryesoret

Autoritet italiane kanë arrestuar një pronari picerie dhe picajoli shqiptar pasi u kapën me gjysmë kilogram kokainë.

Gjithçka u zbulua pas një kontrolli të kryer nga policia në një piceri pranë kazermës De Cristoforis.

Policët konstatuan se biznesi kishte një sërë shkeljesh administrative, të sanksionuara me gjoba mbi një mijë euro.

Nervozizmi i shfaqur si nga pronari i biznesit ashtu edhe nga picajoli i tij solli që policia të bënte një kontroll më të imtësishëm.

Në një xhep të xhaketës së prodhuesit të picave, të mbështetur në një karrige, u gjetën pesë topa kokainë, me peshë gati 4.73 gram.

Për këtë arsye policët vendosën të kryenin një kontroll shumë më të plotë dhe gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të dhomës, katër mbështjellës të tjerë kokaine, të përmasave të ndryshme, me një peshë totale prej 522.40 gramë, si dhe gati një mijë euro para cash dhe një peshore precize.

Ata u arrestuan në flagrancë për shkak të trafikut të drogës dhe u dërguan në Bassone.

Komisioneri i provincës së Comos ka urdhëruar mbylljen e restorantit për 30 ditë, duke pezulluar licencën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit