-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident fatal në Fushë Krujë – Thumanë, makina del nga rruga, humb jetën një e moshuar

Kryesoret

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Fushë Krujë – Thumanë, në rrugën dytësore, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të makinës nga një 46-vjeçar, ka ndërruar jetë një pasagjere që udhëtonte me të, 77 vjeç.

“Krujë/Informacion paraprak: Më datë 30.04.2023, në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton Policia e Krujës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit