Autoritet britanike kanë arrestuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe 8 janë shpallur në kërkim ku 7 prej tyre janë shqiptarë të cilët akuzohen për trafik droge.
Mediat britanike raportojnë se pesë prej tyre u kapën por tetë prej tyre përfshirë,7 shtetasit shqiptarë, janë në kërkim.
Të arratisurit, të cilët mbaheshin në qendrën e emigracionit në pritje të dënimit të tyre, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të hapur dyert dhe për tu arratisur.
“Gjatë incidentit, 13 persona u larguan nga ambientet përmes gardhit të jashtëm. Pesë prej tyre janë arrestuar, por tetë të tjerë, shtatë shqiptarë rreth të 20-tave dhe një rreth të 30-tave, janë ende në kërkim”, tha zëdhënësi i policisë së Bedfordshire.