-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm me armë në Teksas, 5 të vrarë

Kryesoret

Pesë persona, duke përfshirë një fëmijë tetë vjeçar, u vranë nga të shtënat në një shtëpi në Cleveland, Teksas, raportoi sot ABC, duke cituar policinë dhe autoritetet lokale.

Të shtënat kanë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, dhe policia është ende në kërkim të një të dyshuari.

Bëhet fjalë për një meksikan të armatosur i cili ndodhet në arrati dhe i cili ishte nën efektin e alkoolit.

Zyra e Sherifit të qarkut San Jacinto, mori një raport për dhunë në familje në një shtëpi në Cleveland rreth mesnatës dhe kur oficerët mbërritën, gjetën pesë viktima me plagë nga arma e zjarrit.

Policia nuk zbuloi identitetin e viktimave apo lidhjen e tyre me të dyshuarin, por konfirmoi se janë nga Hondurasi.

Katër persona janë gjetur të vdekur në vendin e krimit, ndërsa personi i pestë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Personi më i ri i vrarë është një fëmijë tetë vjeç. Dy fëmijë të mbijetuar u gjetën nën trupat e dy viktimave femra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit