Në një intervistë për Ronaldo Sharkën në rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kiara Tito ka treguar se si e mendon dasmën e saj me Luiz Ejllin.
Ajo shprehet se do një dasmë tradicionale në një ambient të madh që të zë sa më shumë njerëz.
E pyetur nëse do t’i ftonte dy opionionistët e Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari dhe Zhaklinë Lekatari, Kiara u shpreh se do t’i ftonte të gjithë.
Kiara: Një dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium. Do doja një ambient që do të kishte mundësinë të mbante shumë, shumë njerëz brenda.
Ronaldo: Me të gjithë këtë miqësi që keni krijuar, patjetër që po. Sa fëmijë mendon, me vullnetin e Zotit, ke qejf të bësh me Luizin?
Kiara: Unë kam qejf të kem dy fëmijë, ose tre, por sa të na japë Zoti, nuk është me plan kjo gjë.
Ronaldo: A do e ftosh Zhaklinën dhe Arbërin në dasmë?
Kiara: Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë.