Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Mitrovicë-Prishtinë ku janë përplasur 3 makina.
Për shkak të përplasjes kanë mbetur të plagosur 6 persona. Ende nuk ka informacion se si është gjendja e të plagosurve.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tre makina.
“Aksident trafiku me lëndime sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në Stanovc në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar”, tha ai.