-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga zona e lirë ekonomike, te tregu Agro-ushqimor, Veliaj tregon projektet për të ardhmen!

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka prezantuar projektet e reja që e presin për kryeqytetin nëse ai do të marrë një mandat të tretë.

“Piramida do jetë pallati i pionierëve për kodim, 1/3 do jetë kompani, 1/3 shkollë, dhe pjesa tjetër me shërbime mbështetëse. Po krijohen shumë punë të së ardhmes, pastaj me tregu agroushqimor në Farkë. Pastaj është Teatri i Ri, ne kemi bërë zhvendosjet e rrjetit elektrik dhe nuk do të përdorim pedonalen, do përdorim një tjetër hyrje, ish drejtorinë e Burgjeve dhe do të përdorim atë akses për të shkuar në katet nëntokësore.

Toka e Teatrit nuk ka lidhje me çfarë kanë privatët mbrapa. Administrata kur këto privatizoi parkun e autobusëve, unë do lë mijë metra katrorë. Kemi një Bashki të re, e jo të rrimë me zyra me qira. Do jetë Selman Stërmasi, me kullë apo pa kullë,, do shohim projektin. Do jetë me Partneritet Publik Privat. Do jetë Muzeu i Artit Modern. Bëhet fjalë për artin kontemporan.

Do bëjmë Muezune  Tiranës, që është godina e Sarajeve që ne e shpëtuam nga djegia. Do jetë muzeu etnografik i Tiranës. Kampusi universitar do jetë fokusi ynë, jemi fokusuar më shumë te konviktet. Të mos jetë vetëm një fjetore , por me shërbime. Do kemi zonën e lirë ekonomike, për kompanitë dixhitale, për prodhimin e automjeteve elektrike, kryesisht të teknologjia.

Do ketë një qendër biznesi ku ne lehtësojmë se m2 do marrë, ca ndërtimi, janë 50 ha mes Kasharit dhe Kombinatin dhe kemi potencialisht 30 ha të tjera për të shkuar deri në 100 ha. Do jetë projekti më i bukur për punësim të të ardhmes”, tha Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit