-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia vret liderin e DEASH-it në Siri, Abu al Kurejshi

Kryesoret

Lideri i DEASH-it, Abu al Kurejshi është vrarë nga forcat turke gjatë një operacioni në Siri. Kështu deklaroi presidenti i Turqisë, Erdogan në një intervistë televizive.

“Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) kishte ndjekur të ashtuquajturin lider të DAESH-it, të njohur si Abu Hussein al Qurayshi, për një kohë të gjatë,” tha Erdogan në një intervistë të drejtpërdrejtë në transmetuesin turk TRT Turk të dielën.

“Kjo është hera e parë që po e them këtu. Ky person është neutralizuar në një operacion të kryer nga MIT dje”, shtoi ai.

IS njoftoi më 30 nëntor vdekjen e udhëheqësit të saj të mëparshëm, Abu Hassan al-Hashimi al-Qurasi, pa specifikuar se si vdiq ai. Sipas një korrespondenti të AFP-së në Sirinë veriore, shërbimi turk i inteligjencës dhe një grup i armatosur lokal i mbështetur nga Ankaraja të shtunën bllokuan një zonë në veri të komunitetit Jadairis në rrethin Afrin (në veriperëndim), rreth dhjetë kilometra nga kufiri sirian-turk.

Turqia ka vendosur trupa në sektorë të ndryshëm të Sirisë veriore që nga viti 2020, ndërsa kontrollon zona të mëdha përmes përfaqësuesve sirianë të ushtrisë turke, organizata që janë përfshirë në luftën kundër regjimit të Bashar al-Asad që nga viti 2011.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit