2 shqiptarë janë plagosur rëndë dje pas një sherri në Fushë Kosovë. Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje e cila ka përfunduar duke sulmuar njëri-tjetrin.
Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR/
Fushë Kosovë 01.05.2023 – 03:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë të cilët për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin. Si pasojë e rastit të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.