-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Premtimi i kandidatit të Berishës: Më votoni, se do ju varros falas!

Kryesoret

Kandidati i koalicionit të opozitës “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 Majit në Bashkinë e Libohovës, Adil Xhelili, mes premtimeve të tij të fushatës ka edhe shërbim funeral falas si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.

Këtë premtim, ndër shumë të tjera, Xhelili i ka publikuar në një postim në rrjetet e tij sociale, që i ka cilësuar si shërbimet publike që ai do t’i ofrojë bashkëqytetarëve të tij.

“Shërbimet publike sa më pranë bashkëqytetarëve tanë.

✅️Ngritja e Shërbimit Komunal të Bashkisë me pajisje bashkëkohore, mjete e shërbim efikas.

✅️Ofrimin e shërbimeve lokale,  pastrim dhe 🌳🌳gjelbërim e zonave urbane, pastrim ditor në Libohovë dhe fshatra,  pajisje me kontejnerë të rinj, autobot, etj.

✅️Menaxhim i kujdesshëm i mbetjeve ne pikë-grumbullim, shmangia e rreziqeve për shëndetin, mbrojtje e mjedisit 🏕dhe faunës🐇🦔🦊.

✅️Mirëmbajtje e rrugëve të brendshme 🛣në çdo njësi vendore e në çdo lagje.

✅️Krijimin e një terminali dhe agjencie udhëtimi për transportin lokal🚎🚌

✅️Përmirësimi i shërbimit zjarrfikës🚒 dhe shpëtimit të jetës,  me mjete bashkëkohore, pajisje e trajnim periodik.

✅️ Sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, shtimin e hapësirave të gjelbërta🏡🏡

✅️Ofrimi FALAS i shërbimit funeral si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.

✅️Pajisja me sinjalistikë të brendshme e rrugëve, emërtim dhe shenja të tjera dalluese🚥🚦.

Këto dhe shumë të tjera në shërbim të qytetarëve pas 14 majit.

Ndryshim rrënjësor i punëve me motivin “pa shërbim nuk ka taksa”

Së bashku rikthejmë punën në dobi të qytetarit!”, shkruan në postimin e tij Xhelili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit