-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthen maestro kundrejt finalistëve të BB: Nuk duhet të ishin ata në finale

Kryesoret

Armaldo Kllogjeri mëngjesin e kësaj të marte ishte i ftuar në një intervistë në “Wake Up” ku u shpreh se po e ndjek shumë “BBV”, pasi fansat i dërgojnë video të shumta.

Gjatë intervistës, Maestro tha se katër finalistët më të mirë nuk do ishin ata që janë tani. Sipas tij, Luiz Ejlli padyshim që do ishte në finale si dhe Olta Gixhari, ai vetë dhe Efi Dhedhes ose Kiara Tito.

“Nuk është se jam duke i ndjekur shumë, më sjellin fansat video të ndryshme. Kjo javë e fundit, është një javë relaksi për ta, por ka edhe momente që shprehin atë lojën pak të rëndë.

Finalistët më të mirë nuk do ishin ata që janë tani. Luizi pa diskutim që do ishte. Mendoj se në një format të tillë, e para duhet të japësh spektakël për publikun. E dyta duhet të japësh atë energjinë brenda shtëpisë që ta mbash publikun të karikuar.

Mendoj se finalistët do ishin Olta, Luizi, do isha unë dhe finalistin e katërt do isha mes Efit dhe Kiarës.

Finalistët e tjerë janë ata që nuk krijojnë situata vetë, por që kapen pas situatave të tjerëve”, tha Armaldo Kllogjeri.

Duke folur për Efin, Maestro tha se “është një vajzë që e shpreh mendimin e saj të lirshëm, nuk tërhiqe kollaj. Pranon humorin, krijon situata dhe debate, e merr vëmendjen e publikut”.

Ndërsa për Kiarën tha: “Ka pasur një pozicion shumë të vështirë. Kiara ka qenë në momente të vështira, kur të gjithë banorët i ktheheshin kundër. Kam qenë i vetmi banor që e kam mbështetur dhe dhënë kurajo. Ka qenë e vështirë për të, se duke e sulmuar të gjithë, ajo duhej të mbante atë qëndrimin shumë delikat, në sy të publikut në marrëdhënie me Luizin”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit