-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptaret pushtojnë Met Gala, shkëlqejnë me pamjen e tyre në tapetin e kuq

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një nga mbrëmjet më rëndësishme të modës ku të gjithë vipat nga të gjitha fushat gjejnë rastin të pozojnë me brandet më të famshme si dhe të shfaqin elegancën e tyre.

Mbrëmë u mbajt Met Gala 2023 në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City ku yjet nga fusha e muzikës, aktrimit etj shkëlqyen me pamjen dhe format e tyre.

Çdo vit ka një tematikë ndryshe dhe këtë vit në qendër të vëmendjes si dhe tema e këtij Met Gala ishte dizajneri i ndjerë i cili drejtoi shtëpitë më të njohura të botës në botë si Chanel apo Fendi, Lagerfeld.

Ndërkohë këtë vit në tapetin e kuq ka pasur edhe “shqiponja”, të cilat shpalosen edhe një herë bukurinë shqiptare.

3 yjet me origjinë shqiptare, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max shkëlqyen me pamjen e tyre.

Dua Lipa rrezatoi energjinë e një princeshe teksa mbërriti në Met Gala me një fustan të markës “Chanel” të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh.

Rita Ora me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të madh dramatik tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Met Gala 2023.

Ndërsa Ava Max u shfaq përrallore me fustanin e bardhë ku shfaqeshin linjat e saj. Ajo shumë mirë mund të krahasohet me filmin vizatimor për fëmijë, Frozen e pastër si një kristal.
Në ketë Met Gala ranë në sy patjetër edhe emra të tjetër të mëdhenj ndër kombtarisht si Jennifer Lopez, Doja Cat, Cardi B, Kim Kardashian etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit