-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

TEKSTI/ Publikohet Deklarata e miratuar nga Kurti dhe Vuçiç për të zhdukurit!

Kryesoret

Është publikuar pak më parë në deklarata e përbashkët e Kosovës dhe Serbisë për Personat e Zhdukur.

Deklarata, e publikuar në faqen e BE, është e përbërë nga 9 pika, paraprirë nga preambula. Ajo ndjek “mirëkuptimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për personat e Zhdukur”, i cili po ashtu përfshin edhe “personat e zhdukur me forcë”.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se të gjitha kategoritë e Personave të Zhdukur do të trajtohen me prioritet të barabartë, dhe se çështjet e personave të Zhdukur do të njihen si çështje humanitare.

Pikat e deklaratës

Ne angazhohemi së bashku për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur,

-për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe ndjekjen e gërmimeve,

-për të siguruar akses të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të humbur të mbetur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe çdo dokument tjetër duke përfshirë ato me status të klasifikuar, nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve, të rëndësishme për këtë kontekst,

-të vëmë në dispozicion të gjithë dokumentacionin vendas dhe ndërkombëtar me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur,

-për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji të tjera të avancuara në zbulimin e varrezave masive,

– mundësimin dhe inkurajimin e angazhimit aktiv të familjeve të Personave të Zhdukur në procesin e identifikimit të fateve të tyre,

-për të siguruar në mënyrë adekuate të drejtat dhe nevojat adresuar familjeve të personave të zhdukur,

-krijimi dhe bashkëpunimi përmes një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian. Dhe të vëzhguar nga KNKK me synimin për të mbështetur përpjekjet për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur,

-të monitorojë dhe mbështesë punën dhe progresin e bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur përmes Komisionit të Përbashkët. Në këtë kontekst, palët do të rishikojnë dhe përditësojnë Termat e Referencës dhe kuadrin e Përgjithshëm të Grupit të Punës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit