Policia ka dalë ditën e sotme me një reagim zyrtar në lidhje me akuzat e hedhura nga nëna e një të arrestuari i cili u shtrua në spital pas disa problemesh shëndetësore.
Nëna e të arrestuarit ka hedhur akuza se i biri është dhunuar nga policia gjë të cilën e hodhën poshtë sot për mes sqarimit të publikuar.
27-vjeçari, Jani Rustemaj u arrestua më datë 12.04.2023, për veprën penale “Vjedhja”. 2 ditë pas arrestimit i riu ka shqetësime shëndetësore dhe ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas njoftimit të policisë gjendja e tij është përmirësuar pas ndihmës mjekësore.
Një ditë më pas ai në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kjo Gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
2 ditë pas marrjes së masës së sigurisë 27-vjeçari ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe është shtruar.
Policia ka njoftuar se pas shtrimit të tij në spital ambientet e spitalit janë siguruar nga efektivët.
Me këtë njoftim policia ka hedhur poshtë akuzat e nënës së 27-vjeçarin.