-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj në misionin e KFOR-it në Kosovë

Kryesoret

Ministria  e Mbrojtjes e Gjermanisë mori vendimin që të zgjasë edhe për një vit mandatin e ushtarëve të saj, të cilët marrin pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Gjermania e konsideron vendosjen e ushtarëve të saj në Kosovë përmes misionit të KFOR-it si mision të suksesshëm. Kështu vlerëson Ministria Gjermane e Mbrojtjes, e cila ka thënë se ushtarakët gjermanë (Bundeswehr) në Kosovë i shërbejnë stabilizimit të vendit.

Për këtë arsye, Kabineti Federal ka vendosur që pjesëmarrja e Bundeswehr-it në praninë ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë të zgjatet edhe për një vit.

Pas këtij vendimi të kabinetit federal qeveritar, i njëjti shkon në Parlament për diskutim dhe vendimmarrje.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë konsideron se që nga fillimi i operacionit të KFOR-it, situata në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është stabilizuar ndjeshëm.

Në vitet e fundit, thotë kjo ministri, NATO-ja ka qenë në gjendje të reduktojë gradualisht dhe ndjeshëm forcat e saj në rajon.

“Aktualisht po zhvillohet një dialog ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithëse republikat po afrohen ngadalë, ka ende potencial për përshkallëzim. Tensionet e vjetra mund të ndizen sërish, veçanërisht në veri të Kosovës”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Më tej, në arsyetimin për zgjatjen e mandatit të forcave gjermane në KFOR, thuhet se prania e Bundeswehr-it në Kosovë është ende e nevojshme “për shkak të potencialit ekzistues për përshkallëzim në rajon”.

“Kjo është arsyeja pse Gjermania do të vazhdojë të mbështesë këtë mision në kuadër të NATO-s për të siguruar ushtarakisht paqen në rajonin e Ballkanit. Ky është parakusht për zhvillimet e mëtejshme politike, sociale dhe ekonomike në Republikën e Kosovës deri në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo do të hapë perspektivën e anëtarësimit në BE për të dy vendet”, potencoi Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit