-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi në Bruksel, Serwer: Kurti dhe Vuçiç mund të luajnë më mirë

Kryesoret

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka reaguar në lidhje me takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që mosmarrëveshjet e tyre t’i zgjidhin nëpërmjet Procesit të Berlinit.

Serwer është shprehur se mekanizmat e tjerë nuk po prodhojnë rezultatet e pritura.

Ndër të tjera ai shtuar Kurti dhe Vuçiç kanë dështuar edhe një herë që ta arrijnë një marrëveshje nëpërmjet Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Asnjë marrëveshje ‘finale’ nuk shihet në horizon. Kjo është ajo që dialogu bilateral supozohej se do të prodhonte. Kështu që, koha është që dialogu Serbi/Kosovë të vendoset aty ku mund të jetë produktiv. Procesi i Berlinit është vendi i duhur. Në një kontekst multilateral ku Berlini luan një rol të rëndësishëm, që të dy, Kurti dhe Vuçiç mund të luajnë më mirë,” ka shkruar Serwer.

Serwer shtoi se Serbia po zhvendoset ndërkombëtarisht nga lindja dhe po bëhet më pak demokratike nga brenda.

“Ka zero gjasa për një kërkimfalje për represionin e viteve të ’90-a.” – ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit