Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 41-vjeçari në Gjirokastër. Autori është S. Ç., 41 vjeç dhe sipas policisë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.
Materialet në ngarkim të shtetasit S. Ç. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.