Autoritet greke kanë arrestuar mbrëmjen e sotme një 48-vjeçar pasi akuzohet se ka vendosur një kamerë të fshehtë në banjën e shtëpisë së tij dhe ka regjistruar bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tij.
Sipas njoftimi të policisë greke gruaja e të dyshuarit ka bërë një denoncim pasi ka gjetur një kamera të fshehtë në banjo.
Kamera të cilën e kishte instaluar 48-vjeçari ku regjistronte video të fëmijëve të tij, vajzën 15- vjeçare dhe djalin 16-vjeçar.
Gruaja gjithashtu ka rrëfyer se në telefonin e tij ka gjetur foto nudo të dy fëmijëve dhe video.
Ai u arrestua menjëherë dhe nesër do të dalë në prokurori për akuzën e pornografisë së fëmijëve.