-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ urdhër policisë: Hiqni posterat pa shënim

Kryesoret

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vendosi sot që t’i kërkojë policisë bashkiake dhe të rendit që të heqin nga rrugët dhe cdo cep që janë vendosur të gjitha posterat e partive politike, të cilat nuk kanë shënimin e personit apo subjektit që i ka vendosur.

“Ne do të urdhërojmë që të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti që nuk përmban shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”.

Do të urdhërohet policia bashkiake dhe e rendit për t’i hequr këto materiale menjëherë. Kjo të vlen për të 61 bashkitë dhe të gjitha subjektet.

Deri në orën 24:00 të ditës së premte duhet të marrim një informacion nga policia e rendit dhe bashkiake për zbatimin e këtij vendimi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit