-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Shqipëria e fundit në Ballkan për lirinë e shprehjes

Kryesoret

Sjellja e qeverisë dhe e prokurorisë gjatë vitit 2022 sollën shqetësime shtesë për lirinë e shprehjes në Shqipëri, ndërsa vendi u përmirësua me 7 vende në renditjen globale “pjesërisht për shkak të përkeqësimit të vendeve të tjera,” bëhet e ditur nga raporti vjetor i Reporterëve pa Kufij për lirinë e shprehjes në botë.

Reporterët pa Kufij është një organizatë me bazë në Francë, e cila vlerëson lirinë e shprehjes në botë dhe publikon një renditje të të gjtiha vendeve. Shqipëria u rendit në vend të 96 këtë vit, shtatë vende më sipër se sa vitin e mëparshëm dhe me një rritje në vlerësim me 1.45 pikë.

“Pavarësisht progresit në renditje dhe në pikë, Shqipëria mbetet vendi më i keqrenditur në Ballkanin Perëndimor, (nga 6 vende) dhe i dyti më i keq në Europë (nga 40 vendet në zonën e BE-së dhe Ballkanit,” bëri të ditur RSF në raport.

Më keq se sa Shqipëria, në këtë kategori të vendeve është Greqia. “Problemet sistemike të lirisë së shtypit mbeten po aq të rënda tani. Pikët për Shqipërinë nuk janë rritur shumë (nga 56.41 në 57.86 nga 100), gjë që tregon se renditja më e mirë (nga 10 në 96) mund të jetë pjesërisht rrjedhojë e rënies në vendet e tjera,” shënohet në raport.

“Në lidhje me mjedisin politik, sulmet verbale kundër gazetarëve ishin problem, veçanërisht në pjesën e parë të vitit. Por gazetarët vijojnë të jenë të shqetësuar nga impakti negativ i centralizimit të kohëve të fundit të komunikimit të qeverisë dhe partisë në pushtet,” shkruhet në raport…lexo KETU shkrimin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit