-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahu adoleshentin që kishte veshur bluzën e një skuadre tjetër, arrestohet shqiptari në Greqi!

Kryesoret

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka qenë i përfshirë në një sherr ku është rrahur në mënyrë brutale të një 16-vjeçari pasi kishte veshur uniformën e PAOK-ut .

Mediat vendase shkruajnë se arrestimi i të riut shqiptar është bërë mbrëmjen e së martës në zonën e Dyzet Kishave. Ndaj 21-vjeçarit është ngritur një dosje për plagosje trupore si dhe për grabitje , ndërsa do të dërgohet në prokurori për ndjekje penale.

16-vjeçari bëhet për spital, sepse kishte veshur fanellën e një ekipi tjetër!

Njëkohësisht vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorit të tij. Sulmi ndaj 16-vjeçarit ndodhi pasditen e së martës, në zonën e Agios Pavlos në Selanik , kur dy persona e sulmuan në mes të rrugës.

Gjithçka ka ndodhur në orën 19.30 kur autorët e rinj kanë pikasur 16-vjeçarin duke ecur në rrugën “Michail Karaoli” dhe sipas dëshmitarëve okularë e kanë rrahur me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një bluzë të një grupi të ndryshëm nga ai që mbështetej, nga të rinjtë që e sulmuan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit