-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarmon eksperti i sigurisë: Vuçiç ka urdhëruar rebelimin e serbëve në veri

Kryesoret

Eksperti i sigurisë dhe drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu është shprehur se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar Milan Radoiçiçin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Sipas tij këto të dhënave janë marrë nga instituti nga opozita serbe në Beograd.

Musliu u shpreh se Vuçiç dëshiron ta tërheqë vëmendjen e brendshme dhe eventualisht edhe presionin mediatik e diplomatik nga disa vende perëndimore, e cila u acarua pas publikimit të një shkrimi dje nga NYT, ku dëshmoheshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë.

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është shprehur i shqetësuar për gjendjen në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve mund të përshkallëzojë.

“Është një rrezik, por kam inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje që u mundëson serbëve të Kosovës të kthehen në institucionet që i kanë braktisur”, ka thënë Borrell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit