Autorja e vrasjes së prindërve të ish-të dashurit, Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga drejtësia italiane.
39-vjeçarja dyshohet se ka vranë nënën dhe babain e ishit, Teuta dhe Shpëtim Pashko.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2015 moment ky që dy viktimat u zhdukën. Autorja pasi i ka vrarë i ka copëtuar dhe i ka futur në një valixhe.
Pas shumë vitesh të zhdukur valixhja u gjet në dhjetor të vitit 2020. Elona dyshohet se futi bashkëshortët në kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre Taulantin.
Ky i fundit, i burgosur në Sollicciano për krime droge, do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.
Kalesha u arrestua nga policia italiane për vrasjen makabre të çiftit Pasho, pasi dyshohet se e kreu vrasjen me paramendim dhe sipas hetuesve ajo kishte si qëllim që t’i eliminonte për t’u marrë 40 mijë euro, por edhe për shkak se mendohet se ajo e urrente nënën e të dashurit pasi nuk e donte.