-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet “skifteri” në Korçë! U vodhi çantat dy grave në rrugë

Kryesoret

Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të kryera dy javët e fundit në Korçë.  U vodhi çantat e dorës dy grave, njërës prej tyre me dhunë, si dhe vodhi orendi në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari. 36-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Në bazë të pamjeve filmike dhe provave të tjera të siguruara nga policia, rezultoi se ky person ndërkohë që shoqërohej me një tjetër, i ka vjedhur me dhunë, çantën 47-vjeçares, dhe më pas ata janë larguar të dy me shpejtësi.

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme hetimore u dokumentua se 36-vjeçari është autori i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, konkretisht: më datë 21.04.2023, në lagjen nr. 6, ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një shtetaseje, ndërsa më datë 28.04.2023, në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit