-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuza Ramës nga Fushë-Kruja: Mashtron qytetarët nga mëngjesi në darkë

Kryesoret

Nga Fushë Kruja ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Agron Loka, Berisha akuzoi kryeministrin Rama për afera dhe abuzime me paratë publike.

Sipas Berishës, Rama shpenzon 22 milionë euro për udhëtime me avion me dhomë gjumi, ndërkohë që kancelari i Austrisë përdor linja tregtare. Po ashtu, Berisha akuzoi Ramën se ndërton rrugë 24 milionë euro në një kohë kur në Evropë kushton 2 milionë euro.

“Janë qytetarët më te vjedhur. Ai kryeministër ndërton rrugën 24 mln euro kur ajo kushton 2 mln euro. Ai kryeministër udhëton me avion me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro në 137 udhëtime. Ndërkohë kancelari i Austrisë një vend të paktën 10 herë më  i pasur se Shqipëria udhëton me linjë tregtare dhe ministrat e tij udhëtojnë me klas ekonomik. Pasi është vërtetuar se ka firmosur për ndërmarrjen e tij 430 mln euro dhe ju paguani 29 euro tonin në sharrë, ndërkohë kontrata thotë 11 euro. Ato para shkojnë në llogaritë offshore”, tha Berisha.

Berisha: Pas 14 majit asgjë nuk do të ndalojë ortekun e fitores!

Po ashtu ish-kryeministri tha se Rama është i pasionuar pas gjobave, duke lëshuar lukuni gjobëvënësish.

“Ka lëshuar një lukuni të tmerrshme gjobëvënësish për bizneset, të paskrupullt, një pasion për gjobat dhe për të mashtruar qytetarët nga mëngjesi deri në darkë”, tha ish-kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit