-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Sarandë: Vota juaj vendos se kë do merrni në punë për 4 vitet e ardhshme

Kryesoret

Pas takimeve që zhvilloi në qarkun e Gjirokastrës, kryesocialisti Edi Rama është ndalu në Sarandë. Rama po e zhvillon takimin në shëtitoren e Sarandës. Rama tha se kjo është hera e parë që bëhet një takim në bulevardin e ri.

“Hera e parë që bëjmë një takim në këtë bulevard të ri. Besoj që megjithëse takimet që kemi bërë aty mbrapa kanë qenë plot njerëz e entuziazëm, unë skam parë ndonjëherë kaq shumë njerëz bashkë këtu në Sarandë. Më vjen jashtëzakonisht mirë dhe dua të besoj që edhe kjo prania e madhe është shprehje e vetëdijes që 14 maji ka një rëndësi jo të vogël për të ardhmen e Sarandës. Më 14 maj ka shumë për të humbur nëse të gjithë ata që janë këtu dhe gjithë të tjerët që nuk janë këtu, nuk bëjnë një detyrë të vogël fare, që me votën e tyre të vendosin se kë do marrë Saranda në punë për 4 vitet e ardhshme”, tha Rama.

Rama premton: Do ta kthejmë Sarandën në magnet të turizmit në Mesdhe

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit