I paditur nga kompania “Renco” e TEC-eve në Vlorë për shpifje, ambientalisti Lavdosh Feruni u paraqit sot në gjykatë. Në një deklaratë për mediat, Feruni u shpreh se nuk pranoi kërkesën për pajtim dhe premtoi se tani do të merret akoma më shumë me historinë e TEC-eve.
“Nuk pranuam seancën e pajtimit. Ne nuk kemi shpifur. Asnjëherë nuk kemi shpifur në 30 vite aktivizëm. Hera e parë që gjendem në një çështje të tillë. Ato që kam thënë janë 100% të sigurta. Është e sigurt që TEC-i ka ardhur nga Bangladeshi” tha ai.
Por çfarë po ndodh tani me këto TEC-e, që u propagandua se do të prodhojnë energji? Ambientalisti e krahason aferë si me rastin e inceneratorëve.
“TEC-et në Vlorë nuk janë ndezur. Se po të ishin ndezur dhe të digjnin 600 ton mazut në ditë do të ishte katastrofë, mua më ngjan me inceneratorët kjo çështje” tha ai.
TEC-et lundruese të Ballukut s’u ndezën kurrë, por fatura 68 mln $ do paguhet









