-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është djali 26-vjeçar i bosit të mafies italiane që u vra gjatë festimeve në Napoli

Kryesoret

Tragjedia gjatë festimeve për titullin kampion të Napolit, viktima është djali i bosit të mafies italiane. 26-vjeçari që u vra dje gjatë festimeve të tifozëve të Napolit rezulton se është djali i një bosi të mafies në Itali. Mediat e huaja shkruajnë se mbrëmjen e djeshme  janë lënduar edhe 100 tifozë të tjerë.

Vincenzo Costanzo, i cili ishte i njohur për policinë dhe kishte një precedentë “të rëndësishëm” kriminal, u qëllua me armë zjarri gjatë festës spontane në rrugë që u zhvillua në të gjithë qytetin pasi Napoli u kurorëzua kampion.

Ai ishte djali i Maurizio Costanzo, i përshkruar nga hetuesit si një anëtar kryesor i mafies napolitane në Ponticelli, ku një grindje mes klaneve po vazhdon. Gjatë ngjarjes janë plagosur edhe tre persona të tjerë. Sipas policisë, Costanzo ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve me armë zjarri.

Prokurorët dhe policia e Karabinierëve në Napoli po hetojnë nëse ai u vra qëllimisht nga një klan rival apo nëse të shtënat me armë ishin aksidentale. Në shumë qytete në Italinë jugore , nuk është e pazakontë që njerëzit të festojnë duke qëlluar në ajër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit