Banorët e fshatit Šumadija në Serbi ku ndodhi masakra me 8 të vrarë janë ende të tronditur pasi siç thonë ata e kanë parë të riun shpesh në vendin e tyre.
“Daja i tij jeton këtu, ne morëm vesh vetëm për gjithë tmerrin që ndodhi sot në mëngjes. I jemi mirënjohës Zotit që jemi gjallë dhe nuk ka qëlluar në fshatin tonë.”, tha një banorë për mediat serbe.
Ndërkohë në lagjen e autorit të krimit gjendja paraqitet edhe me e tensionuar pasi banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë.
Më dhemb shpirti për këta njerëz që kanë vdekur, nuk e di se çfarë djalli u ka hyrë fëmijëve tanë – tregon për RINU një banor i fshatit Vinjishtë.
Sipas informacioneve nga terreni, Uroš ka lënë automjetin e tij duke ikur nga policia dhe ka urdhëruar taksistin nën kërcënimin e një bombe që ta përzënë në fshatin ku më vonë është gjetur.
Festën e përgjakshme e ka nisur në fshatin Dubonë të Mlladenovcit, pas, siç kanë thënë vendasit, pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij që ka ndodhur në oborrin e shkollës.









