Udhëheqësi i grupit “Wagner” të Rusisë ka kërcënuar se do të tërheqë trupat e tij nga qyteti ukrainas i Bakhmut deri të mërkurën, në mosmarrëveshje për municione me Moskën.
Deklarata e tij erdhi pasi ai postoi një video në mediat sociale duke ecur mes trupave të luftëtarëve të vdekur, duke i kërkuar ministrit të mbrojtjes të Rusisë për më shumë furnizime.
“Ata po vdesin” tha ai teksa iu drejtua qeverisë. Trupat e tij do të largohen më 10 maj, shkruan BBC.