Viktima dhe autori jetonin prej vitesh në Itali dhe ishin konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea.

Në sherr e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ndërroi jetë menjëherë.

Autori rezulton pa precedentë të tjerë penalë më parë. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi ndërkohë që vijojnë analizat teknike për armën klandestine.