Të shtëna me armë janë dëgjuar gjatë natës në Pukë. Raportohet se është qëlluar nga një makinë në lëvizje tip “Masserati” rreth orës 00:40 pas mesnate disa metra larg Hotel Turizmit.
Burime nga policia bëjnë me dije se, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi me iniciale K. .P, 26 vjeç. Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati”.
Dyshohet se ngjarja ka sfond politik dhe në vendin e ngjarjes policia ka gjetur katër gëzhoja pistolete.